Avokati i Popullit Endri Shabani takohet me Albulena Haxhiun në Prishtinë

Avokati i Popullit Endrit Shabani, njëherazi president i Organizatës së Avokatëve të Mesdheut (AOM) zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovës, ku u prit në takim të nivelit të lartë nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu.
Në qendër të diskutimeve ishte mbrojtja e lirive themelore dhe garantimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Shabani theksoi domosdoshmërinë e një qasjeje të përbashkët dhe proaktive për t’iu përgjigjur sfidave aktuale të të drejtave të njeriut në të dyja shtetet.
Gjatë takimit, në cilësinë e Presidentit të AOM-së, Shabani kërkoi mbështetje institucionale nga Kuvendi i Kosovës për fuqizimin e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës.
Ai nënvizoi se një mekanizëm i pavarur dhe i fortë mbrojtës i të drejtave të njeriut është thelbësor për garantimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.
Vizita e Shabanit thellon bashkëpunimin strategjik ndërinstitucional Tiranë-Prishtinë. Agjenda e tij në Prishtinë vijon me takime të rëndësishme dypalëshe me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



