Para-eliminatoret e Botërorit 2028/ Shqipëria nis të enjten rrugëtimin, kalendari i plotë i ndeshjeve të Grupit E

Kombëtarja shqiptare e futsallit do të nisë të enjten rrugëtimin në raundin paraeliminator të Grupit E të FIFA Futsal World Cup 2028, ku do të përballet me Qipron, Letoninë dhe San Marinon. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Parkun Olimpik të Tiranës, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Raundi hapet më 9 prill me dy ndeshje, Letoni – San Marino në orën 13:00 dhe Qipro – Shqipëri në orën 19:00. Më 10 prill, do të zhvillohen Qipro – Letoni në orën 13:00 dhe Shqipëri – San Marino në orën 19:00, ndërsa më 12 prill programi mbyllet me San Marino – Qipro në orën 15:00 dhe Shqipëri – Letoni në orën 20:30.
Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Erind Resuli, synojnë të sigurojnë kualifikimin në raundin e radhës të këtij kompeticioni. Të gjitha përballjet e këtij raundi të Shqipërisë do të transmetohen drejtpërdrejt në FSHF TV.
Kalendari i ndeshjeve:
9 prill
Letoni – San Marino, ora 13:00
Qipro – Shqipëri, ora 19:00
10 prill
Qipro – Letoni, ora 13:00
Shqipëri – San Marino, ora 19:00
12 prill
San Marino – Qipro, ora 15:00
Shqipëri – Letoni, ora 20:30
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




