Trajneri i Italisë nuk do të jetë Ancelotti, ka rinovuar kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Pas katastrofës së Italisë nëkualifikueset e Kupës së Botës, Carlo Ancelotti është shfaqur si një nga emrat për të drejtuar të kaltërit, por ish-trajneri i Real Madridit ka arritur tashmë një marrëveshje me Federatën Braziliane për të rinovuar kontratën e tij para fillimit të Kupës së Botës këtë verë në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.
ESPN raporton se italiani ka arritur një marrëveshje për një zgjatje afatgjatë që mund ta shohë ish-trajnerin e Milanit të udhëheqë brazilianët edhe në Kupën e Botës 2030.
CBF (Konfederata Braziliane e Futbollit) thuhet se i dërgoi Ancelottit një draft të kontratës së re dhe nënshkrimi i marrëveshjes konsiderohet si një formalitet, që do të thotë se njoftimet zyrtare mund të mbërrijnë në ditët në vijim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



