Kakavijë, festa e Pashkëve rrit fluksin e lëvizjes në kufi

Aktualitet | 7 muaj më parë

Afrimi i festës së Pashkës Orthodokse, në doganën e Kakavijës ka rritur fluksin e lëvizjes në kufirin me Greqinë.

Tradicionalisht bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj kthehen në vendlindje për të kaluar Pashkët pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë përgjatë 24-orëve të fundit kanë përpunuar 6.279 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.821 në hyrje dhe 2.458 në dalje, si dhe 2.431 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1.545 në hyrje dhe 886 në dalje.

Ditën e sotme në sportelet e kontrollit të dokumentave nuk janë konstatuar radhë të gjata pritje në kufi.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme