Netanyahu urdhëron negociata me Libanin: Sa më shpejt të jetë e mundur

Botë | 7 muaj më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka udhëzuar kabinetit të tij që të fillojë “negociata të drejtpërdrejta” me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke thënë se bisedimet do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis dy vendeve.

“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi zyra e tij në një deklaratë.

“Negociatat do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit. Izraeli vlerëson thirrjen e sotme nga kryeministri i Libanit për të demilitarizuar Bejrutin”, shtohet në deklaratë.

SHBA-të dhe Irani kishin njoftuar një armëpushim vonë të martës, por deri tani ka pasur raportime kontradiktore rreth përmbajtjes së marrëveshjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme