Nga burgim i përjetshëm në 35 vite/ Gjykata e Apelit Tiranë zbut dënimin për autorin e vrasjes së efektivit Novruz Cenalia

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar vendimin për autorin e vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier Novruz Cenalia. Autori i krimit Azgan Mërnica sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë i dhënë dje përfiton zbutjen e dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg për vrasjen e policit, raportoi gazetarja Laureta Roshi.
Gjykata e Fierit më 30 korrik 2025 e dënoi Mërnicën me burgim të përjetshëm mbi rrethanat dhe prova renduese me tre akuza “vrasje e Punonjësit të Policisë së Shtetit”, “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 rreth orës 13:30 në fshatin Baltëz të Fierit në rrugën ku banonte familja Cenalia.
Autori i vrasjes Azgan Mërnica, nga fshati Sulaj në makinë me nënën e tij qëlloi mbi efektin Novruzi Cenalia vetëm se ky i veshur me uniformë i kërkoi të hapte krahun dhe e këshilloi të ulte shpejtësinë në zonën e banuar për mënyrën e rrezikshme të drejtimin të mjetit.
Sipas prokurorit të çështjes Denis Hyka, pas reagimit të ashpër verbal, Mërnica 23 vjeç ka nxjerr armën nga çanta që kishte në krah dhe ekzekutoi Novruz Cenalian, efektivin me uniformë në krye të detyrës.
Novruzi Cenalia ishte 28 vjeç kur u ekzekutua nga Azgan Mërnica dhe kishte tre vite që shërbente me devotshmëri dhe korrektesë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




