Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Aktualitet | 7 muaj më parë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në veri.

Sipas SHMU-së, reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë zonës së veriut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme