Arsenal-Sporting, Arteta: Të bëjmë diçka historike

UEFA Champions League | 7 muaj më parë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale me Sporting në Ligën e Kampioneve. Anglezët fituan 1-0 në ndeshjen e parë në Portugali, tani duhet të administrojnë dhe sigurojnë kalimin në gjysmëfinale.

“Po përpiqemi të bëjmë diçka që nuk është bërë në historinë e klubit (fitimi i kampionatit  dhe Ligës së Kampionëve), kështu që kjo tregon vështirësinë. Ne e vlerësojmë shumë se ku ndodhemi. Po garojmë për të fituar Premier Ligën dhe jemi në një pozicion vërtet të fortë, kemi pa e fituar atë për 22 vjet”.

“Çfarë dua të shoh nga lojtarët? Asnjë frikë, kaq është. Kjo është ajo që dua të shoh te lojtarët dhe njerëzit”.

Për Sportingun: “Qasja që ata do të kenë është të jenë një ekip shumë, shumë dominues. Ne jemi të gatshëm edhe për këtë dhe do të zbatojmë atë që nevojitet për të fituar ndeshjen”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme