Nga normalizues te “nuk jam budalla”, metamorfoza e Chivu për titullin e Interit

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Trajneri rumun ka ndryshuar skuadrën dhe veten. Nga kriza post-Stamboll te citimi alla Mourinjo, trajneri ka bërë për vete dhomën e zhveshjes dhe kampionatin.

Më 9 qershor 2025 Interi zyrtarizoi si trajner të ri Cristian Chivu, i cili vinte nga eksperienca pozitive me Parmën. Rumuni u kthye zikaltër me detyrën për të administruar një skuadër që vinte nga një goditje e dyfishtë sportive, humbjet në finale e Championsit dhe titullin.

Puna e parë e Chivu ishte ajo e “normalizuesit”, më shumë psikologjike se taktike. Duhej qetësi para ndryshimit të modulit të lojës.

Ishte Juventusi që solli një kthesë tek Interi dhe te Chivu. Pas 4-3 bardhezi në ndeshjen e parë, zikaltrit filluan marshimin në kampionat dhe kapën kreun. Sot janë 9 pikë para Napolit. Dhe në kthim, çështja Bastoni e ndryshoi skuadrën.

Kanë ndryshuar edhe deklaratat e trajnerit rumun, duke kaluar nga “mendojmë për veten dhe të tregojmë versionin tonë më të mirë”, te post-Genoa “nuk është asnjëherë mirë ajo që bën Interi”. Pastaj ndëshkimi kundër Atalantës për protesta dhe për të ardhur te shprehja alla Mourinjo e djeshme “nuk jam budalla”.

Chivu i prillit është ndryshe nga ai i qershorit. Një metamorfozë verbale që reflektohet edhe në fushë. Ndryshimet janë të shpejta dhe thelbësore. Më pak reflektues dhe më i vendosur në sytë e opinionit publik. Gjithçka për të mbrojtur ngjyrat interiste dhe për të shkuar te titulli kampion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme