Teuta-Elbasani në RTSH, Gvozdenoviç: Kemi mungesa, por synojmë maksimumin në Durrës

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet të shtunën në orën 19:00 në “Niko Dovana” dhe do të transmetohet në RTSH. Tekniku vlerëson kundërshtarin, por thekson se verdheblutë synojnë maksimumin e pikëve në këtë transfertë të vështirë.
Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Teuta është një kundërshtar i fortë. Kemi disa mungesa në formacion, por jam i bindur se edhe ata që do të futen në fushë do të japin maksimumin. Jemi gati për këtë takim.
Ne shohim vetëm ndeshjet tona, nuk na interesojnë ndeshjet e rivalëve. Tani jemi në një fazë delikate të kampionatit, janë 5 javët e fundit dhe ne jemi të përqendruar vetëm te skuadra jonë që të marrim maksimumin në këto ndeshje të mbetura”, ka thënë mes të tjerash Gvozdenoviç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




