Rama: Marrëdhëniet me Italinë në nivel të ri strategjik, bashkëpunimi me qeverinë aktuale ka marrë tjetër dimension
Në episodin më të fundit të podkastit “Flasim”, gjatë rubrikës “Shënimet e Javës”, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të projekteve të përbashkëta me qeverinë italiane, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve ka hyrë në një fazë të re.
Rama u shpreh se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, pa dallim qeverish, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë, por me qeverinë aktuale bashkëpunimi ka arritur një nivel më të lartë.
“Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë pa dallim, të gjitha qeveritë italiane kanë qenë të atshme dhe të vëmendshme për të mbështetur Shqipërinë dhe ndihmuar, por me qeverinë aktuale gjërat kanë shkuar në një tjetër nivel.
Ai nënvizoi se ky bashkëpunim nuk është thjesht politik, por mbështetet në projekte konkrete që lidhen si me zhvillimin, ashtu edhe me sigurinë.
“Firmosja e marrëveshjes strategjike mes dy qeverive në takimin e fundit në Romë u cilësua nga Rama si pasqyra më kuptimplote e fazës së re të marrëdhënieve, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm për konsolidimin e partneritetit strategjik.”- tha Rama.
Kryeministri e përshkroi këtë bashkëpunim si të strukturuar dhe të orientuar drejt projekteve të përbashkëta, duke e parë si një bazë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Bashkëpunimi nuk është thjesht bashkëpunim që bazohet tek angazhimi reciprok për të qenë në një rrugë të përbashkët, por mbështetet në një sërë projektesh konkrete.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




