Shqipëria pjesë e Qendrës së Asistencës Teknike për Evropën Juglindore, Malaj: Instrument i rëndësishëm për reformat ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në takimin për krijimin e Qendrës së Asistencës Teknike për Evropën Juglindore (Southeast Europe Technical Assistance Center (SEETAC), një nismë që synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e hartimit e zbatimit të politikave ekonomike e financiare në vendet e Evropës Juglindore.
Ministri nënvizoi se, për Shqipërinë, pjesëmarrja në SEETAC përfaqëson një instrument të rëndësishëm bashkëpunimi teknik, në funksion të avancimit të reformave strukturore, forcimit të qeverisjes ekonomike dhe mbështetjes së procesit të integrimit europian.
Ministri Malaj vlerësoi rolin e Italisë si vend drejtues i kësaj iniciative, si dhe kontributin e Banca d’Italia në ofrimin e asistencës teknike, veçanërisht në proceset që lidhen me modernizimin e kuadrit financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
Sipas tij, bashkëpunimi në kuadër të SEETAC pritet të sjellë një përmirësim të koordinimit rajonal dhe një mbështetje më të strukturuar për reformat ekonomike në vendet e Evropës Juglindore.
Malaj theksii se, Shqipëria mbetet e angazhuar të kontribuojë në mënyrë aktive dhe konstruktive në këtë platformë të re bashkëpunimi rajonal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




