“Negociatorët tanë do të jenë nesër në Pakistan“, Trump: Nëse Irani nuk pranon marrëveshjen, do të shkatërrojmë termocentralet

Botë | 7 muaj më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përsëritur kërcënimin e tij ndaj Iranit, duke deklaruar se SHBA-të do të shkatërrojnë termocentralet dhe urat iraniane nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje për paqe.

Deklarata e Trump erdhi pas mbylljes së përsëritur të Ngushticës së Hormuzit nga Irani, e shoqëruar me sulme ndaj anijeve. Në një postim në platformën Truth Social, ai tha se SHBA-të “nuk humbasin asgjë” nga mbyllja e ngushticës, ndërsa Irani po humbiste miliona dollarë çdo ditë.

Trump njoftoi gjithashtu se një delegacion amerikan do të udhëtojë në Islamabad, Pakistan, për bisedime të mëtejshme mbi paqen. Burime pakistaneze raportuan për masa të shtuara sigurie në kryeqytet, përfshirë uljen e avionëve amerikanë transportues në bazën ajrore Noor Khan dhe evakuimin e hoteleve kryesore.

Presidenti amerikan theksoi se SHBA po ofron një marrëveshje “të drejtë dhe të arsyeshme”, por paralajmëroi se nëse Irani nuk e pranon, “do të jetë nderi im të bëj atë që duhej bërë prej kohësh”.

Goditja ndaj infrastrukturës civile, si termocentralet, është dënuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme