Partizani ndalet nga Bylisi në “Arena e Demave”

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Arena e Demave”, në ndeshjen e javës së 32-të të “Abissnet Superiore” që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Ballshiotët e nisën mjaft mirë këtë sfidë duke kaluar në avantazh me anë të Ferreira që në minutën e dytë. Megjithatë, të kuqtë arritën të vendosin barazpeshën pa u mbyllur minuta e 20-të me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Isgandarli, i cili duhet thënë që ishte protagonist i disa rasteve të humbura në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Partizani kishte kontrollin e lojës, por ndëshkimi i Ismailit me karton të kuq në minutën e 55-të prishi të gjitha skenaret. Mundësitë për shënim nuk munguan deri në fund, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Me këtë barazim Partizani ngjitet në kuotën e 45 pikëve, në vendin e pestë, aq sa Dinamo e vendit të katërt. Bylis në vendin e 9-të me 32 pikë, aq sa Vora dhe Tirana, respektivisht në vendet 8 dhe 7.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




