Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën kontroll, nuk rrezikon banesat përreth

Aktualitet | 7 muaj më parë

Vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit vazhdon të jetë aktive, por sipas autoriteteve, është izoluar dhe nuk paraqet rrezik për përhapje në zonat përreth. Situata po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll operacional nga strukturat në terren.

Në operacion janë angazhuar rreth 20 efektivë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë përkatëse, me 3 automjete zjarrfikëse, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake. Ndihmë shtesë kanë dhënë edhe njësitë nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, duke siguruar një reagim të koordinuar.

Për izolimin e vatrave dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit po përdoren edhe mjete të rënda, përfshirë ekskavatorë dhe kamionë, ndërsa furnizimi me ujë vazhdon pa ndërprerje përmes autobotëve të angazhuar në terren.

Zjarri ka përfshirë kryesisht mbetje urbane dhe, sipas të dhënave të fundit, nuk paraqet rrezik për banesat përreth. Autoritetet bëjnë apel për kujdes dhe paralajmërojnë se situata po monitorohet nga afër, ndërsa punojnë për të minimizuar dëmin mjedisor dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme