Durrës/ Dyshohet se u vetëplagos me armë gjahu në banesë, 35-vjeçari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Durrës. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen 13. Dyshohet se 35-vjeçari me inicialet O.SH., ishte vetëplagosur me armë gjahu në banesë dhe ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
“Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital”, njoftoi zyrtarisht policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




