Parakalim i gabuar/ Përplasen 2 automjete në Lushnjë, makina përfundon në ujë, 3 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë (20 prill) në kthesën e Goriçajt në Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, një prej mjeteve ka përfunduar në një kanal me ujë pas përplasjes, ndërsa automjeti tjetër, i ngarkuar me fidanë pemësh, ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kamioni ka tentuar të kryejë kthesën, ndërkohë që një mjet i vogël ka hyrë gabimisht në parakalim, duke sjellë përplasjen mes dy automjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




