Ministri Blendi Gonxhja jep lajmin: Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan shpallet “Monument Kulture” Kategoria I

Kulturë | 6 muaj më parë

Një nga ansamblet më të rëndësishme shpirtërore dhe arkitekturore të zonës, në Derviçan të Dropullit me vlera të spikatura historike dhe identitare, kompleksi, i përbërë nga kisha dhe konakët, dëshmon traditën e ndërtimit në gur dhe organizimin e jetës monastike ndër shekuj…

Në bashkëpunim me DRTK Gjirokastër është realizuar shpallja e kishës si pasuri kulturore “Monument Kulture” i kategorisë së parë, si dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur për konakët, duke garantuar mbrojtjen ligjore të të gjithë ansamblit.

Ndërhyrja e propozuar përbën ndërhyrjen e parë të plotë për ringritjen e konakëve, të cilët aktualisht janë në gjendje të degraduar. Ajo përfshin pastrimin, konsolidimin e muraturës dhe rindërtimin e elementeve tradicionale si çatitë, dyshemetë dhe strukturat prej druri.
Miratimi i projektit hap rrugën për nisjen e punimeve të zbatimit, të cilat synojnë rikthimin e funksionit dhe jetueshmërisë së manastirit, duke e kthyer atë në një hapësirë të gjallë për komunitetin dhe trashëgiminë kulturore, si dhe duke pasuruar iteneraret turistike të vendit.

Së bashku me kryebashkiakun e Dropullit Dhimitraq Toli dhe organizatat partnere po punojmë për shpëtimin, rijetëzimin dhe promovimin e objekteve e qendrave historike si dhe restaurimin e evokimin e vlerave kulturore përmes statuseve mbrojtëse që mobilizojnë financime projektesh e rimëkëmbje ekonomike lokale të qendrueshme.


  • Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme