Rafa Marquez do të jetë komisari i ri teknik i Meksikës pas Botërorit 2026

Drejtori i skuadrave kombëtare të Meksikës pranë Federatës Meksikane të Futbollit, Duilio Davino, ka bërë me dije se trajneri legjendar Javier Aguirre do të largohet prej postit të tij pas Botërorit 2026.
67-vjeçari i jep fund një historie suksesi me kombëtaren e tij, të cilën e ka udhëhequr në plot pesë Botërorë (2002-2026).
Sipas zyrtarit të Federatës Meksikane të Futbollit vendin e Aguirre-s do ta marrë ish-lojtari i Barçës dhe Hellas Verona-s, Rafa Marquez. Ky i fundit ka krijuar eksperencë si trajner pasi ka drejtuar Barcelona B mes viteve 2022-2024.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




