Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Zgjatet me 30 ditë lehtësimi i sanksioneve për naftën iraniane

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, ka bërë të ditur se është zgjatur me 30 ditë të tjera lehtësimi e sanksioneve për naftën iraniane dhe ruse që transportohet me anije.
Kjo masë është marrë për shkak të kërkesave nga vende të ndjeshme ndaj mungesës së naftës, sidomos pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit për shkak të konfliktit me Iranin.
Në një seancë dëgjimore në nënkomitetin e Senatit amerikan për Buxhetin, Bessent tha se kërkesat erdhën nga udhëheqësit e financave të rreth 10 vendeve gjatë takimeve të javës së kaluar të Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF) dhe Bankës Botërore.
Ky vendim kthen mbrapsht deklaratat e tij të mëparshme të javës së kaluar, ku kishte thënë se nuk do të rinovonte lehtësitë e skaduara të sanksioneve.
Bessent shtoi se vlerësimet se Irani ka përfituar më shumë se 14 miliardë dollarë nga ky lehtësim janë “një mit”, por nuk dha një shifër alternative.
Konflikti me Iranin ka shkaktuar shqetësime globale për çmimet e naftës dhe furnizimin e energjisë. Vendimi synon të lehtësojë presionin mbi vendet vulnerabël ndaj mungesave të naftës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




