U kap në makinë me 1045 doza kanabis gati për shitje, arrestohet 55-vjecari në Durrës
Një rast i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Durrësit, ku në pranga ka rënë një person.
Sipas policisë, pas informacioneve të marra, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”. Gjatë kontrollit të një automjeti, u gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike kanabis, në total 1045 fara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me makinën.
Në pranga përfundoi 55-vjeçari A. Sh., banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




