Barcelona, Yamal: Një dëmtim që dhemb shumë

“Ky dëmtim më ka lënë jashtë loje kur doja të isha aty më shumë, dhe dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj”. Kështu e përshkruan Lamine Yamal, në profilin e tij në Instagram, shqetësimin e dëmtimit muskulor që pësoi gjatë ekzekutimit të penalltisë fituese dje në ndeshjen Barcelona-Celta Vigo.
Ai nuk përmendi rreziqet përpara Kupës së Botës, por në vend të kësaj u dërgoi mesazhe tifozëve të ekipit katalanas. “Më dhemb të mos jem në gjendje të luftoj me shokët e mi të ekipit, të mos jem në gjendje të ndihmoj kur ekipi ka nevojë për mua. Por unë besoj tek ata dhe e di që ata do të japin gjithçka në çdo ndeshje”.
“Do të jem aty, edhe nëse nga stoli, për të mbështetur dhe inkurajuar. Ky, – përfundoi sulmuesi i kombëtares spanjolle, – nuk është fundi, është thjesht një pushim. Do të kthehem më i fortë, më entuziast se kurrë, dhe sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




