Berisha njofton protestën e opozitës: Më 8 maj për kryengritjen më të fuqishme paqësore
Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës të opozitës e cila do të mbahet më datën 8 maj.
Në fjalën e mbajtur në komunikimin e përditshëm me mediat, Berisha ftoi qytetarët që të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në atë që e cilësoi si kryengritjen më të fuqishme paqësore kundër qeverisë “Rama”.
“Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij”, deklaroi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




