Hoxha takim në Delfi me Kos: Punë intensive në funksion të anëtarësimit në BE

Politikë | 6 muaj më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në Forumin Ekonomik të Delfit me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos, në kuadër të diskutimeve mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha u shpreh se, “procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk njeh pauzë dhe as nuk pranon pushim”.

“Zhvillimet intensive kërkojnë punë të pandërprerë dhe energji të vazhdueshme, para së gjithash nga ne, por edhe nga partnerët tanë, të angazhuar në vijën e parë”, theksoi Hoxha.

Ministri theksoi se me Komisioneren Kos diskutuan shumë çështje në funksion të avancimit të qëndrueshëm të procesit tonë madhor të integrimit.

“Duke shfrytëzuar praninë në Forumin Ekonomik të Delfit, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Shumë çështje për të diskutuar, ndarë dhe koordinuar, në funksion të avancimit të qëndrueshëm të procesit tonë madhor”, theksoi Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme