Autobusi me nxënës ngec në kanal pas vizitës në Manastirin e Zvërnecit, ndërhyn zjarrfikësja

Një autobus me nxënës shkolle, pas vizitës në Manastirin e Zvërnecit, ka mbetur i bllokuar në kanalin anësor të rrugës së ngushtë njëkalimshe, gjatë tentativës për të hapur krahun.
Në vendngjarje ndërhyri shërbimi zjarrfikës, i cili ndihmoi autobusin të dilte nga kanali. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe nuk janë raportuar dëme materiale.
Sipas gazetares së RTSH 24 në Vlorë, Afrovita Hysaj, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve nga turistë dhe vizitorë, trafiku në zonë u vështirësua, duke shkaktuar bllokim për rreth 40 minuta edhe për automjete të tjera.
Situata u normalizua pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe menaxhimit të trafikut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




