Atentat në Balldren të Lezhës, drejtori i policisë Lezhë: Viktimë mbeti burrë dhe grua, mjeti u qëllua teksa lëvizte
Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Arben Nasufi, ka shkuara në vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati në Balldren të Lezhës, ku viktimë mbeti çifti i bashkëshortëve.
Gjatë një prononcimi për mediat, Nasufi ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.
Sipas tij, atentati ka ndodhur rreth orës 14:50, ku mjeti tij Audi u qëllua me breshëri plumbash gjatë lëvizjes. Si pasojë, bëri të ditur ai, kanë humbur jetën një burrë dhe një grua, të cilët ndodheshin brenda mjetit.
“Rreth orës 14:50 minuta në sallë erdhi njoftimi për të shtëna me armë në zonën e fshatit Balldren. Policia erdhi në vendngjarje dhe është konstatuar se gjatë lëvizjes mjeti është qëlluar me breshëri me armë dhe kanë humbur jetën një burrë dhe një grua. Akti është i rëndë dhe është ngritur grupi hetimor ku po fiksohet çdo provë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe kapjen e autorëve”, tha drejtori i policisë Lezhë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



