Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO pranon kërkesën, Beqaj jashtë kafazit prej xhami në seancën e ardhshme

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të marrë pjesë në seancën e ardhshme të gjyqit për çështjen e Sterilizimit jashtë kafazit të xhamit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO).
Vendimi u dha pas kërkesës së tij, duke marrë parasysh se në këtë proces ai ka masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa “arrest me burg” i është caktuar në një çështje tjetër që lidhet me abuzimin me fondet e BE në SASPAC.
Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre sa i përket koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Sipas SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë duhej të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor.
Sipas dosjes së SPAK, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, por kaloi direkt të procedura e dhënies me koncesion të shërbimit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore si dhe nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj, si dhe kreu veprime që favorizuan kompaninë fituese.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




