Partizani largon trajnerin Oltijon Kërnaja për shkak të rezultateve të dobëta

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Klubi i Partizanit ka njoftuar largimin e trajnerit Oltijon Kërnaja. Shkak për këtë vendim, sipas njoftimit të klubit kryeqytetas në faqen e vet zyrtare, janë bërë rezultatet e dobëta të javëve të fundit. Vendimi vjen tri javë para mbylljes së kampionatit të rregullt të kampionatit, ku objektivat e Partizanit janë kompromentuar.

Faza e katërt e kampionatit ka qenë shumë negative për të kuqtë, me rezultate të dobëta. Duket se humbja në derbin me Tiranën ka qenë fatale për Kërnajën, i cili e mori drejtimin e Partizanit pas fillimit të sezonit, duke zëvendësuar serbin Mlladen Milinkoviç. Ai punoi mirë, duke e ringritur ekipin, që aktualisht mban vendin e 5-të, me pikë të barabarta me Dinamon.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, skuadra do të drejtohet nga pjesa tjetër e stafit teknik dhe drejtori sportiv Agim Ibraimi. Me kalimin e kohës do të mësohet edhe emri i trajnerit të ri. Jashtë Kupës dhe me “Final 4” të rrezikuar, Partizani mund të mbetet jashtë kompeticioneve europiane dhe ky do të ishte një dështim, sikurse ka pranuar edhe vetë presidenti Demi.

Njoftimi i klubit

FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme