Kontroll në burgun e Durrësit, gjendet 3 celularë, njëra në pronësi të një të dënuari

Në orët e para të mëngjesit, gjatë një aksioni të befasishëm kontrolli në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.
Njëri prej celularëve u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G, ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje bluetooth, u konstatuan pa autorë në ambientet e jashtme, në zonën e brezit të butë.

Kontrolli u ushtrua si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të institucionit.
Pas kontrolleve u veçua i paraburgosuri B.G., ndërsa materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.
Drejtoria e Burgjeve ka bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara dhe rritjen e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




