Mourinho: Nuk më ka kontaktuar Reali, kam edhe një vit kontratë me Benfikën

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Trajneri portugez i Benfikës, José Mourinho, doli sot para mediave përpara ndeshjes së nesërme kundër Famalicao dhe foli për interesin e supozuar të Real Madridit për ta punësuar atë si trajner për sezonin 2026-27.

“Jo, askush nga Real Madridi nuk më ka folur, mund t’ju siguroj. Kam qenë në futboll për shumë vite dhe jemi mësuar me këto gjëra, por asgjë nga Real Madridi. Nuk mund të them asgjë tjetër.

Sa i përket Benfikës, ju tashmë e dini situatën. Kam edhe një vit të mbetur në kontratën time me Benfikën, dhe kaq”, tha ish-trajneri i Interit dhe Romës për mediat portugeze.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme