Neza: Salianji anashkaloi rregullat, sherri në PD nisi nga shfrytëzimi i strukturave për të ndërtuar linja paralele nga ajo zyrtare

Politikë | 6 muaj më parë

Analisti Sami Neza, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, ka ofruar një analizë të detajuar mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke u fokusuar te rasti i Ervin Salianjit përballë Berishës. Sipas Nezës, konflikti mes tyre buron edhe nga thyerja e hierarkisë dhe strukturave zyrtare të partisë.

Analisti u ndal specifikisht te marrëdhënia mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit, duke interpretuar arsyet e ftohjes së tyre politike. Sipas Nezës, Salianji ka tentuar të krijojë një ndikim që bie ndesh me funksionimin strukturor të partisë.

“Salianji i anashkaloi këto rregulla strukturore. Pse ndodhi kjo çarje? Të dy, si Berisha si Salianji, kanë argumentet e tyre, por për mua janë të pamjaftueshme. Nuk di nëse ka gjëra që mund të jenë më të thella. Nëse brenda partisë përpiqesh të ndërtosh linja, duke shfrytëzuar strukturat në një linjë ndryshe nga ajo zyrtare, natyrshëm lind debati dhe sherri,” sqaroi analisti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme