Iu gjetën 1000 fara kanabisi në automjet, arrestohen në flagrancë 66-vjeçari në Tiranë

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një 66-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në automjetin e tij u gjetën 1000 fara cannabis sativa, të destinuara për shitje dhe kultivim.

Farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ky rezultat u arrit falë operacionit policor të koduar “Seeds”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.

Operacioni u zhvillua në zonën e Kthesës së Kamzës, ku u lokalizua dhe u ndalua automjeti i të dyshuarit.

Policia e Shtetit thekson se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme