Abissnet Superiore në RTSH/ Stresi detyron Tetovën të largohet menjëherë nga stoli i Egnatias

Futboll Vendi | 6 muaj më parë

Ndeshjet e fundit të këtij edicioni futbollistik kanë gjetur Egnatian pa trajner. Klubi kampion i Shqipërisë, pasi siguroi pjesëmarrjen në “Final 4” dhe finalen e Kupës së Shqipërisë, është në kërkim të një zgjidhjeje të menjëhershme për stolin pasi tekniku durrsak lajmëroi sot largimin nga stoli.

Në njoftimin e klubit rrogozhinas, thuhet se ky vendim ka ardhur për shkak të gjendjes shëndetësore të trajnerit Tetova. Ndër të tjera, Egnatia e falënderon teknikun për kontributin e dhënë.

“KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të vazhdueshëm të përjetuar gjatë kohëve të fundit, si edhe në mirëkuptim të plotë mes palëve, është vendosur mbyllja e bashkëpunimit profesional me trajnerin. Klubi falënderon Tetovën për kontributin, përkushtimin dhe punën e dhënë në drejtimin e skuadrës gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar rezultatet dhe arritjet e përbashkëta. KF Egnatia i uron trajnerit shëndet të plotë, suksese në vazhdim dhe mirëpresim që rrugët tona të bashkohen sërish në të ardhmen. Faleminderit, Tetova!”, njofton klubi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme