SHBA mohon pretendimin iranian për goditjen e një anijeje amerikane në Hormuz

Mediat iraniane raportuan se një anije luftarake amerikane ishte goditur me raketa teksa përpiqej të hynte në ngushticën e Hormuzit, por Pentagoni ka mohuar kategorikisht këtë pretendim.
Zyrtarët amerikanë e cilësuan lajmin si të pavërtetë dhe pjesë e propagandës së Teheranit, duke theksuar se asnjë mjet i marinës së SHBA-së nuk është sulmuar.
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se “asnjë anije e marinës amerikane nuk është goditur”. “Forcat amerikane po mbështesin Projektin Liri dhe po zbatojnë bllokadën detare në portet iraniane”, thuhet në reagim.
Ushtria iraniane pretendoi se kishte parandaluar një anije luftarake të marinës amerikane të hynte në ngushticën e Hormuzit.
“Me një paralajmërim të fortë dhe të shpejtë nga Marina e Republikës Islamike, hyrja e shkatërruesve të armikut amerikanë dhe sionistë në ngushticën e Hormuzitit u parandalua”, thuhej në deklaratë.
Përshkallëzimi i situatës vjen disa orë pasi Donald Trump tha se SHBA do të ndihmonte anijet e bllokuara të dalin nga rruga ujore. Rreth 2,000 anije kanë ngecur në ngushticë që nga fillimi i luftës SHBA-Iran në shkurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




