Peshëngritja shqiptare vijon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, Samoel Rrasa shpallet nën-kampion bote

Në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Egjipt, talenti kuqezi Samoel Rrasa është shpallur nën-kampion bote, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm.
Në peshën 65 kg, 18-vjeçari siguroi vendin e dytë në shkëputje me 134 kg, ndërsa në dygarësh me total 290 kg u rendit në vendin e 4-t, duke konfirmuar potencialin dhe nivelin e lartë të tij.
Enkileda Carja, do të garojë nesër në orën 10:00 (me orën shqiptare), në baterinë B, në kategorinë 69 kg peshë trupore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




