Qazim Laçi zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Turqi

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, po shkëlqen në kampionatin turk me fanellën e Rizesporit.
Në fundjavë mesfushori spikati me gol dhe asist në fitoren 3-2 të Rizespor ndaj Konyaspor. Laçi fillimisht riktheu baraspeshën në minutën e 18-të, ndërsa në pjesën e dytë dhuroi edhe një asist, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë përballje.
Faqja e specializuar e statistikave Sofascore e ka përfshirë Laçin në formacionin më të mirë të javës së 32-të të kampionatit turk, duke e vlerësuar me notën 9.1

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




