Pranvera shton alergjitë, alergologu: Polinoza këtë vit më agresive, mos u vetëmjekoni

Me ardhjen e pranverës, është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve me alergji, duke ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e problemeve respiratore tek shumë pacientë.
Prof. Mehmet Hoxha, alergolog pranë QSUT, theksoi se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e nivelit të alergjenëve në ajër, çka po reflektohet në intensitetin dhe shpeshtësinë e simptomave.
Sipas mjekut, simptomat klasike si teshtima, lotimi i syve dhe kolla e thatë vijojnë të jenë të pranishme, por vitet e fundit po vërehen gjithnjë e më shumë forma më të rënda të manifestimit, si marrje fryme, shtrëngim në gjoks dhe kollë mbytëse.
Eksperti apelon për kujdes të shtuar dhe shmangie të vetëmjekimit, duke theksuar se ndërhyrja e vonuar mund të çojë në përkeqësim të gjendjes dhe kthimin e alergjive në sëmundje kronike.
“Jemi në sezonin e madh polenik. Ndryshe nga sezonet e tjera polinoza këtë vit është më agresive dhe ka nisur më herët – në 2 javët e para të marsit dhe nuk përqendrohet vetëm në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, por ka prekje të astmës bronkiale.
Tështima, lotimi i syve, kolla e thatë janë shenjat e një polinoze klasike ndërkohë vitet e fundit shenjat janë marrje fryme, shtrëngim në gjoks dhe kollë mbytëse. Nuk duhet të vetëmjekohesh, sepse mund të kthehet në një sëmundje kronike”, shprehet Prof. Mehmet Hoxha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




