Abissnet Superiore në RTSH/ Tirana shikon dritë në fund të tunelit, De Freitas Silva deciziv në klasiken e Shqipërisë me Vllazninë

Tirana mund Vllazninë dhe shikon dritë në fund të tunelit. Bardheblutë e Orges Shehit kanë mundur kuqeblutë në një ndeshje, e cila kishte gjithçka brenda.
Golin që i dha tri pikët e arta për Tiranën e shënoi De Freitas Silva (16’) nga pika e bardhë e penalltisë. Kryesori i ndeshjes konsideroi si faull ndërhyrjen e portierit në dëm të Haxhiut ndërsa nga pika e bardhë u paraqit De Freitas Silva.
Pas këtij goli Tiarana nuk uli ritmin, por reagimi i Vllaznisë ishte i vakët siç ishte edhe finalizimi i Muratajt në të 34’.
Edhe pjesa e dytë ishte fotokopje e pjesës së parë ku të dy ekipet tentuan që të shënonin gol protagonist u kthye arbitri. Miqtë mbyllën takimin me 9 lojtarë pasi Mala dhe Bajrami i ndëshkuan me karton të kyq pas dy të verdhëve që mori secili.
Kjo fitore dërgon Tiranën në vendin e gjashtë me 41 pikë ndërsa Vllaznia mban vendin e dytë me 60. Falë këtij triumfi skuadra vendase ka mundur që të evitojë rënien direkte një kategori më poshtë ndërsa është ende në lojë për zonën play-out.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




