Rrëzohen dy dronë në Letoni, avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në mbrojtje të hapësirës së saj ajrore

Botë | 6 muaj më parë

Ushtria letoneze njoftoi se dy dronë hynë në hapësirën ajrore të vendin anëtar të NATO-s, nga territori rus dhe u rrëzuan mëngjesin e së enjtes. Dronët ndoshta janë lëshuar nga Ukraina kundër objektivave në Rusi, tha Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, për transmetuesin kombëtar LSM. Incidenti solli reagimin e avionëve ushtarakë nga misioni shumëkombësh i policimit ajror të NATO-s në Baltik.

Katër rezervuarë nafte të zbrazët u dëmtuan në një depo në Rezekne, rreth 40 km nga kufiri rus. Policia dhe zjarrfikësit bënë me dije se në vendngjarje u gjetën mbetje të mundshme të një droni të rrëzuar. Autoritetet letoneze kishin lëshuar alarme me dronë për banorët përgjatë kufirit rus gjatë natës, duke u kërkuar të mos dilmin nga banesat, ndërsa autoritetet lokale njoftuan pezullimin e procesit mësimor gjatë së enjtes në Rezekne.

Disa dronë ukrainas të humbur goditën Letoninë dhe fqinjët e saj në NATO, Estoninë dhe Lituaninë, në fund të marsit, ndërsa mendohet se ishin lëshuar për të goditur objektiva ushtarake në Rusi. Të tre vendet baltike nuk kanë lejuar kurrë që territoret dhe hapësira e tyre ajrore të përdoren për sulme me dronë kundër objektivave në Rusi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme