Kalimet drejt Anglisë reklamohen në TikTok, “The Telegraph”: Bandat premtojnë udhëtime me gomone për vetëm 150 paund

Aktualitet | 6 muaj më parë

Bandat kriminale shqiptare po përdorin rrjetin social TikTok për të reklamuar kalime ilegale drejt Britanisë së Madhe me gomone, duke ofruar çmime shumë më të ulëta se më parë.

Media prestigjoze britanike “The Telegraph” ka publikuar nje shkrim thuhet se ne disa postime të publikuara gjatë muajit prill, persona të dyshuar si kontrabandistë njerëzish premtonin udhëtime të përditshme nga veriu i Francës drejt Doverit për vetëm 150 paund për person.

Reklamat shoqëroheshin me harta të itinerarit, flamuj shqiptarë e britanikë dhe mesazhe të drejtpërdrejta për emigrantët shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin Anglez.

Autoritetet britanike dyshojnë se ofertat mund të jenë mashtrim për të përfituar para nga emigrantët, pasi kostot reale të gomoneve dhe motorëve janë shumë më të larta.

Sipas zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Krimit, çmimet e ulëta mund të lidhen edhe me rënien e ndjeshme të numrit të shqiptarëve që tentojnë kalimet ilegale drejt Anglisë.

Goditjet e policisë dhe marrëveshjet mes Londrës dhe Tiranës kanë bërë që numri i emigrantëve shqiptarë të bjerë ndjeshëm krahasuar me vitin 2022.

Ndërkohë, bandat kriminale po përdorin motorë më të lirë dhe më pak të fuqishëm për gomonet, pasi autoritetet kanë goditur rrjetet e furnizimit me pajisje.

Kjo situatë ka shtuar rrezikun për jetën e emigrantëve, ndërsa të paktën tetë persona kanë humbur jetën këtë vit në incidente në Kanalin Anglez.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme