Szczesny, për të ardhmen e Lewandowskit: Do e këshilloja të tërhiqej

“Lewandowski? Nëse do të më duhej t’i jepja një këshillë bazuar në përvojën time, do ta këshilloja të tërhiqej sepse atëherë do të vijnë ofertat më të mira”. Kështu tha Wojciech Szczesny. Ish-portieri i Juventusit, shok skuadre te Barcelona, kontrata e të cilit me Blaugranët po skadon, u intervistua nga Eleven Sports Poland.
Referenca, padyshim, lidhet me përvojën personale të Szczesny-t. Në tetor 2024, pasi u largua nga Juventusi dhe futbolli për dy muaj, ai ndërroi mendje dhe i veshi përsëri këpucët dhe dorezat, duke rënë dakord të zëvendësonte Ter Stegen-in e dëmtuar.
Szczesny foli gjithashtu për të ardhmen e tij, duke thënë se ende ndihet i motivuar dhe i aftë të luajë në nivelin më të lartë: “Ende kam dëshirën dhe ende mund ta bëj”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




