SHBA: Po organizojmë evakuimin e amerikanëve nga anija e prekur nga hantavirusi

Shtetet e Bashkuara po organizojnë evakuimin për qytetarët amerikanë që ndodhen në një anije turistike të goditur nga hantavirusi, e cila ka lundruar drejt Ishujve Kanarie.
Departamenti i Shtetit amerikan njoftoi se po rregullon një fluturim evakuimi për të siguruar kthimin e sigurt të pasagjerëve amerikanë nga anija.
“Departamenti i Shtetit po organizon një fluturim evakuimi për të mbështetur kthimin e sigurt të pasagjerëve amerikanë në këtë anije”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Departamenti i Shtetit po bashkëpunon me qeverinë spanjolle dhe agjenci të tjera federale amerikane.
“Në kontakt të drejtpërdrejtë me amerikanët në bord dhe jemi gati të ofrojmë ndihmë konsullore sapo anija të arrijë në Tenerife të Spanjës”, shtoi zëdhënësi, i cili foli në kushtet e zakonshme të anonimitetit.
Numri i saktë i amerikanëve në anije ende nuk është bërë i ditur.
Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se Shtetet e Bashkuara ishin ndër 12 vendet që kishin shtetas të zbritur nga anija në Shën Helena.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




