Luis Suárez pendohet për kritikat ndaj Bielsa-s dhe tërhiqet nga “lamtumira” që i dha kombëtares 19 muaj më parë

Sulmuesi i Uruguait Luis Suárez ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në ekipin kombëtar, duke deklaruar se do të hiqte dorë nga vendimi që mori në 2024-ën nëse Uruguaji do të kishte nevojë për të.
39-vjeçari i dha lamtumirën Uruguait me 69 gola në 143 ndeshje vetëm 19 muaj më parë.
Lamtumira e Suárez u shoqërua me polemika pasi ajo u duk se kishte të bënte me krtikat që bëri sulmuesi karshi menaxhimit të trajnerit të ekipit kombëtar Marcelo Bielsa, duke pretenduar se kishte krijuar përçarje në dhomat e zhveshjes.
Megjithatë, ish-sulmuesi i Barcelonës ka deklaruar se ka kërkuar falje për këto vërejtje. “Nuk do t’i thoja kurrë jo ekipit kombëtar nëse do të kishin nevojë për mua, veçanërisht me një Kupë Bote”, tha Suárez për agjencinë e lajmeve EFE.
“Në atë kohë, bëra mënjanë për t’i hapur rrugë brezit të ri. Thashë diçka që nuk duhej ta kisha thënë. Tashmë u kam kërkuar falje atyre që duhej t’u kërkoja falje”, tha sulmuesi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




