Policia kërkon akses në kamerat e ARRSH për monitorimin e trafikut, parandalim të ngjarjeve kriminale dhe shkeljeve rrugore
Kamerat dhe radarët në akset rrugore të vendit pritet t’i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit, në kuadër të një bashkëpunimi me ARRSH për rritjen e sigurisë publike dhe monitorimit të trafikut.
Gjatë një vizite në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, Drejtori I Policisë Skënder Hita dhe drejtori i ARRSH Ami Kozeli diskutuan bashkëpunimin për përdorimin e pamjeve filmike me qëllim evidentimin e shkeljeve rrugore, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin e tyre.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, theksoi se përdorimi i mjeteve bashkëkohore logjistike dhe i teknologjisë inteligjente, duke minimizuar kontaktin e drejtpërdrejtë të punonjësve të Policisë me përdoruesit e rrugës, do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, por edhe në forcimin e imazhit të vendit dhe të Policisë së Shtetit.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Ami Kozeli, vlerësoi bashkëpunimin institucional me Policinë e Shtetit, duke nënvizuar se koordinimi ndërmjet institucioneve do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në akset rrugore dhe në përmirësimin e standardeve të monitorimit të trafikut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




