OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

Në raportin e saj Organizata e Kombeve të Bashkuara thekson se Izraeli ka detyruar gati 40 mijë palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i vitit të kaluar.
Zyrtari i OKB-së, Farhan Haq, citoi shifrat e marra nga Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në Neë York, ndërsa theksoi se veprimet izraelite, duke përfshirë shembjet e vazhdueshme, vazhdojnë të shkaktojnë zhvendosje.
Vetëm në javën e parë të majit, shembjet e kryera nga kolonët izraelitë zhvendosën 42 palestinezë, duke përfshirë 24 fëmijë.

Forcat izraelite dhe kolonët e armatosur po kryejnë sulme të vazhdueshme në qytetet e Bregut Perëndimor nën mbrojtjen ushtarake, duke synuar civilët, shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar zhvendosje të popullsisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




