Infermieria, një profesion me të ardhme, në Shkodër 106 diplomantë këtë vit dhe 208 të punësuar në tre vitet e fundit

Sociale | 6 muaj më parë

Dega e Infermierisë së Përgjithshme në Shkodër vijon të mbetet një nga drejtimet më të kërkuara, duke reflektuar nevojën e lartë të tregut të punës për profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Shefi i departamentit Emiljano Pjetri thekson se vetëm këtë vit diplomohen 106 studentë, ndërsa në tre vitet e fundit, 208 infermierë të rinj janë punësuar nga operatori i rajonit verior.

“Në tre vitet e fundit kemi rreth 208 studentë të cilët janë punësuar pranë Operatorit të Veriut dhe që kanë mbaruar pranë këtij departamenti”, tha ai.

Vetë studentët që përmbyllin këtë vit ciklin Bachelor e lidhin zgjedhjen e tyre jo vetëm me pasionin për profesionin, por edhe me sigurinë që ofron tregu i punës.

Ky zhvillim e bën degën e Infermierisë në Shkodër një histori suksesi, ku përkushtimi i studentëve dhe kërkesa e lartë për profesionistë shëndetësorë ofrojnë  jo vetëm shpresë për të rinjtë në vendlindje, por edhe një garanci për të ardhmen e sistemit shëndetësor.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme