Play-off NBA/ OKC eliminon Lakers, Cleveland barazon llogaritë me Detroit

LeBron James (24 pikë) dhe Austin Reaves (27 pikë) tentuan gjithçka për të evituar eliminimin, por në fund Oklahoma City arrin që të fitojë edhe ndeshjen e katërt përballë Lakers duke i larguar nga play-off 2026 në mënyrë të dhimbshme (4-0). Në këtë ndeshje Shai Gilgeous-Alexander (35 pikë dhe 8 asist) nuk ishte i vetëm pasi u ndihmua nga surpriza e Ajay Mitchell, autor i 28 pikëve.
Ndërsa në Konferencën e Lindjes ndeshja mes Cavs dhe Pistons ishte shumë më e luftuar. Cleveland vuajti shumë në pjesën e parë, por arriti që të rikuperonte në fillimin e pjesës së dytë falë rezultatit të pjeshëm 24-0. Për ekipin e Cavaliers një kontribut të madh e dha Donovan Mitchell, i cili shënoi 39 prej 43 pikëve të tij në pjesën e dytë. Ky duel pas këtër sfidash është në barazpeshë të plotë ndërsa Detroit shikon se rruga për në finale do të jetë ende e gjatë dhe e vështirë. A.V.
CLEVELAND CAVALIERS-DETROIT PISTONS 1120-103 (2-2)
LOS ANGELES LAKERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 110-115 (0-4)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




