Rama në fermën eksperimentale në Cërrik, marrëveshje me Izraelin për progres në bujqësi përmes inovacionit
Një fermë eksperimentale në Cërrik që përfaqëson modelin e ri të zhvillimit të bujqësisë moderne ndërthurur me arsimin profesional, është vizituar këtë të martën nga kryeminsitri Edi Rama. Projekti është mbështetur nga Agjencia Izraelite për Zhvillim dhe synon nxitjen e një bujqësie më efikase dhe më productive falë metodave innovative.
Nga ferma eksperimentale e shkollës profesionale “Mihal Shahini”në Cërrik, ku po merr formë një model i ri i zhvillimit të bujqësisë moderne ndërthurur me arsimin profesional falë Agjencisë Izraelite për Zhvillim, kryeministri Edi Rama tha se e gjithë kjo shkon për edukimin, dhe trajnimin e nxënësve dhe fermerëve, që të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore. Ai theksoi se pritet të firmoset një marrëveshje e rëndësishme me Izraelin për të thelluar bashkëpunimin
“Ndërkohë që siç e tha dhe ministri presim me padurim që të firmosim dhe një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë e shtetit të Izraelit për të hapur një kapitull tjetër në këtë marrëdhënie që për ne është shumë e rëndësishme për të marrë sa më shumë dije dhe për të transferuar në Shqipëri sa më shumë eksperiencë nga ajo që e ka bërë atë vend një vend shembull, pararojë në inovacion edhe në të gjitha fushat, përfshirë edhe bujqësinë ku siç e thashë asgjë nuk ka qenë në favor të një zhvillimi të suksesshëm, në aspektin e asaj që shteti ka pasur në dispozicion një shkretëtire pa ujë”, tha Rama.
Rama u shpreh se interesi i të rinjve për të studiuar në fushën e bujqësisë është rritur ndjeshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




