Volejboll, Diplomohen trajnerët e rinj

Me pjesëmarrjen dhe angazhimin e trajnerëve të pasionuar nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni, përfundoi me sukses kursi ndërkombëtar “Trajner Volejbolli – Niveli I FIVB”, i organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit dhe me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Gjatë ceremonisë përmbyllëse, Presidenti i FSHV-së, Erlind Pellumbi, u shpreh:
“FSHV vlerëson interesin tuaj dhe do të vazhdojë të mbështesë këdo që dëshiron të bëjë ngritjen teorike dhe praktike, duke synuar rritjen e cilësisë së këtij sporti.”
Kursi u drejtua nga Valon Nikqi, me asistencën e Altin Martiri, trajner volejbolli dhe pedagog në Universitetin e Sporteve të Tiranës. E pranishme në ceremoni ishte gjithashtu edhe Ornela Belba.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




