Southampton i spiunoi në stërvitje, Middlesbrough kërkon përjashtimin nga finalja e play-off e Championship

Middlesbrough pretendon largimin e Southampton-it nga play-off i Championship për shkak të skandalit që ka prekur ekipin e “Shenjtorëve”, të cilët kishin dërguar një anëtarë të stafik teknik t’i spiunonte gjatë stërvitjes.

Çështja është serioze pasi Southampton ka thyer rregullat e Federatës së Futbollit. Ekipi i Middlesbrough ka prova se analisti i Southampton, William Salt, ka regjistruar stërvitjen e tyre. 48 orë përpara ndeshjes, Salt është fotografuar duke regjistruar stërvitjen e Middlesbrough pas një peme në “Rockliffe Park”.

Ditën e djeshme klubi i Middlesbrough ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për mediet se pretendon përjashtimin nga gara të Southampton nga finalja përballë Hull City.
“Sjellja e rivalëve, përkatësisht vëzhgimi dhe regjistrimi i seancës sonë stërvitore përpara një ndeshjeje me një rëndësi kaq të madhe, godet në zemër integritetin sportiv dhe konkurrencën e ndershme”, bëri me dije Middlesbrough (u mund 2-1 në ndeshjen e dytë të së martës).
“Në këto rrethana, e vetmja përgjigje e përshtatshme është një sanksion sportiv që do ta pengonte Southampton FC të merrte pjesë në finalen e play-off të Kampionatit EFL”, thuhej në njoftimin e bërë publik mbrëmjen e kaluar. Middlesbrough ka shprehur gjithashtu zhgënjim që nuk do të lejohet të jetë pjesë e seancën dëgjimore. Ata besojnë se Southampton, nën menaxhimin e Tonda Eckert, e ka kthyer në praktikë vëzhgimin e ekipeve rivale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




